Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 23 Dhjetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 23 Dhjetor 2010

Tiranë, 23 dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor disa foto të viteve ’80 kur familja e kryeministrit Berisha, kalonte pushimet në Pogradec me fëmijët e diktatorit.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i akuzave të hedhura nga Braçe kundër Daut Kadriovskit, se ky e paska kërcënuar me vdekje.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Zbulohen fotot e ‘80/ Çfiti Berisha, pushime në Pogradec me fëmijët e Enver Hoxhës”, i cili tregon fotot e rralla të viteve ’80, kur familja Berisha pushonte me atë të diktatorit Hoxha.

“Kush është Kadriovski, autori i CD kërcënuese për të majtët”, është një artikull që citon të dhënat ndaj të dënuarit që sipas Braçes, i kërcënoi me jetë atë dhe Ramën.

“Festivali në minutën e fundit, 32 këngë nisin garën sonte” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Akuza për drogë/ Rama-Braçe, zbardhet kaseta e Kadriovskit”, i cili flet për denoncimin e deputetit Braçe ndaj të dënuarit për trafik ndërkombëtar droge, Daut Kadriovski.

“Fiks Fare, foto e Berishës me djalin e Enver Hoxhës”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Greqia: Naftë në kufirin grek me Shqipërinë”; “Informacioni kundër krimit, Basha firmos me Britaninë”; “Idrizi: Si do ta rrëzojmë raportin e Dick Marty në Strasburg” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Pranga nipit të Bares”, e cila citon bisedat e përgjuara telefonike mes tij dhe kapobandës së Lushnjës për tenderin e rrugës Lushnjë-Fier.

“Berisha në vilën e Enverit, me Isuf Kalon dhe fëmijët e diktatorit”, referuar fotove ekskluzive të viteve ’80.

“Rozana Radi: Gjatë sherrit me Rezartën, e ruajta gjoksin e bërë”, i cili flet për sherrin mes dy këngëtareve dhe provave që Radi ka dhënë në prokurori.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kadriovski, zbardhet letra që pranon trafikun”, “Shpërblimi, shtyhet 5 mijë lekëshi i pensionistëve” dhe “Rikthehet gripi i derrave, shëndetësia në alarm”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Athina: Disa zyra për pronat shqiptare”, i cili tregon projektin e Athinës zyrtare për regjistrimin e pronave.

“Shkeljet e Rulit, në zyrën e Metës”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili flet për shkeljet në kontratat për kromin nga ish-ministri i Ekonomisë.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Masakrohen me thika e sëpata, dy familje shqiptare”, “Faik Ballanca, jeta e një krijuesi të pafat” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Berisha: Akuzat e Martit, jemi të hapur për hetime”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të kryeministrit Berisha.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Agron Llakaj: Surpizat që sjellin – Kush do bëhet milioner”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “I forti Ngjela: Do të ketë përplasje shoqërore”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 23 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE