Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Realizimet në punë, 260 milionë lekë shpërblim për mjekët
English

Realizimet në punë, 260 milionë lekë shpërblim për mjekët

Tiranë, 23 dhjetor, NOA – Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Ministria e Shëndetësisë kanë vendosur që të shpërblejnë mjekët që kanë treguar rendimet më të lartë në punë gjatë vitit 2010. Sipas njoftimit të ISKSH, në zbatim të politikave të Qeverisë, e cila e konsideron sektor prioritar atë të shëndetësisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe të kontratave që kemi me Qendrat Shëndetësore, do të shpërndahet duke filluar që sot pagesa për performancë për mjeket për këtë periudhë kontraktuale.

Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana tha se matja e cilësisë së shërbimit bëhet përmes 9 indikatorëve, mes të cilëve, përqindja e pacientëve të regjistruar që janë vizituar për herë të parë gjatë vitit; përqindja e grave shtatzëna që marrin vizitën e parë të detyrueshme nga personeli shëndetësor, brenda tremujorit të parë; përqindja e fëmijëve të moshës 0 – 1 vjeç që kanë kryer vizitat e detyrueshme nga personeli shëndetësor; përqindja e stafit që merr pjesë në Edukimin Mjekësor të Vazhdueshëm, si dhe mjaft çështje të tjera..

Sipas ISKSH, rezulton se 416 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë në disa raste, deri në një pagë mujore shtesë, kundrejt realizimit të treguesve përkatës.

Sipas të dhënave numri i planifikuar i vizitave nga mjekët e përgjithshëm e të familjes në shkallë vendi është realizuar rreth 84 %, ndërsa treguesi i cilësisë apo bonusi është realizuar në masën 56 %.

Rajonet që përfitojne pagesën më të lartë janë Berati, Dibra, Fieri, Gjirokastra, Kukësi, Shkodra, Lezha, Vlora, Tirana, të cilat kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë e përformancës.

Llogaritet se shpërblimet do të arrijnë shifrën 260 milion lekë dhe përfitojnë rreth 9350 punonjës të Qendrave Shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë.

a.k/NOA

KOMENTE