Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi: Kryeministri baltos dhe fyen shqiptarët, Bregu të japë dorëheqjen si e paaftë, jo të zbukurohet në pasqyrë
English

Ruçi: Kryeministri baltos dhe fyen shqiptarët, Bregu të japë dorëheqjen si e paaftë, jo të zbukurohet në pasqyrë

Tiranë, 23 dhjetor, NOA – Kryetari i grupit parlamentar të socialistëve Gramoz Ruçi, i është kundërpërgjigjur menjëherë fjalës së Kryeministrit Berisha.

Ai tha se për 1 orë e 15 minuta, u dëgjua kreu i qeverisë, i cili sipas Ruçit edhe kur vjen në parlament tallet.

Ruçi e cilësoi si unikale, fjalën e kryeministrit, pasi sipas tij kur mohoet statusi i kandidatit, maxhoranca në vend të ulë kokën dhe të korrigjohet fajëson, akuzon, shpif, dhe baltos opozitën e vet.

Sipas kreut kuvendor të socialistëve, opozita kërkon me këtë mocion që të ndryshohet gjendja, ndërsa sipas tij pushteti nuk kërkon të ndryshojë gjendjen, por kërkon të fajësoj opozitën.

Ruçi akuzoi gjatë fjalës së tij edhe ministren e Integrimit Majlinda Bregu, duke e cilësuar si të paaftë dhe se sipas tij, ajo duhet të jepte dorëheqjen dhe se integrimi nuk arrihet me bukurinë e ministres para pasqyrës, por me punë.

Ai iu kërkoi falje qytetarëve shqiptar në emër të opozitës, duke e akuzuar kreun e ekzekutivit se nuk ka respektuar parlamentin pasi qëndroi gjatë fjalës së tij i veshur me këmishë e jo me xhaketë sipas rregullores.

(vijon) a.y/NOA

KOMENTE