Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi:Të gatshëm për të zbatuar rekomandimet e KE, shteti i zhytur në korrupsion dhe krim
English

Ruçi:Të gatshëm për të zbatuar rekomandimet e KE, shteti i zhytur në korrupsion dhe krim

Tiranë, 23 dhjetor, NOA-Në vijim të fjalës së tij kryetari kuvendor i socialistëve, Gramoz Ruçi tha se, mazhoranca nuk ka vullnet politike që vendi të ecë përpara.

Ai tha se rekomandimi i KE-së është se drejtësia nuk duhet të kapet për fyti siç është kapur, gjithashtu vijoi ai, se kjo qeveri nuk po lufton korrupsionin dhe krimin.

Ruçi tha gjithashtu se me këtë qeveri as media nuk është e lirë dhe asnjë qytetar nuk është i lirë në këtë shtet të sotëm.

Ai tha se ky fakt u duk edhe në pasqyrimin e situatës në Shkodër, pasi sipas tij fshiheshin faktet.

Ndër të tjera Ruçi veçoi se, opozita është e gatshme të plotësojë rekomandimet e Komisionit Europian dhe se opozita do jetë përballë për fjalën e lirë, për votën e lirë dhe për funksionin e parlamentit dhe vetë shtetit.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në rolin dhe detyrën që na ka ngarkuar elektorati”, përfundoi fjalën e tij Ruçi.

a.y/NOA

KOMENTE