Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruli: PS, përdor spurdhjakë për të sulmuar
English

Ruli: PS, përdor spurdhjakë për të sulmuar

Tiranë, 23 dhjetor, NOA – Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli u është përgjigjur sot në Kuvend akuzave që Partia Socialiste ka bërë në adresë të tij për abuzim me detyrën gjatë kohës që ka qenë në krye të ministrisë së Ekonomisë.

Ruli tha se nuk ka pasur asnjë shkelje në trajtimin e kompanisë minerare, ACR. Ai ka thënë se PS-ja po përdor “spurdhjakë për të sulmuar sa herë që ndjehet e sulmuar”.
Në deklaratën e tij Ruli u shpreh se nuk ka shmangur tatimet për ACR-në, por përkundrazi i ka marrë më shumë asaj.

Deklarata e tij është fokusuar kryesisht në deklaratën që ka bërë deputeti Saimir Tahiri, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj ministrit për korrupsion. Ai tha se kjo kompani është futur në treg pa asnjë bazë ligjore nga ana qeverisë së PS-së.

a.k/NOA

KOMENTE