Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Do të vazhdojmë mandatin deri në 2014
English

Thaçi: Do të vazhdojmë mandatin deri në 2014

Prishtinë, 23 dhjetor, NOA - Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi i ka bërë të qartë kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2014. Në mbledhjen e parë të Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme, Thaçi ka thënë se qeveria aktuale do të vazhdojë me konsolidimin dhe forcimin e Kosovës evropiane.

Thaçi ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrje dinjitoze në zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe partitë për korrektësi në këtë proces, përderisa ka falënderuar gjithë mekanizmat që kanë qenë të përfshira në procesin zgjedhor.

"Kjo është mbledhja e parë pas organizimit të zgjedhjeve nacionale si qeveri e Kosovës, por natyrisht se politika e qeverisë, e këtij kabineti me integrimin e koncepteve shtesë qeverisëse do të vazhdojë në kuptimin e mandatit të ardhshëm katërvjeçar deri në vjeshtën e vitit 2014, pastaj gjithashtu me konsolidimin e shtetit dhe forcimin e shtetit, të Kosovës evropiane, të Kosovës me liberalizim të vizave, të Kosovës si pjesë të NATO-s dhe afruar shumë afër për integrim në Bashkimin Evropian", ka thënë Thaçi.

Ai ka ritheksuar zotimet e bëra edhe gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se do të vazhdohet me investime kapitale, me hapjen e vendeve të reja të punës, me rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët, dhe të gjitha këtu vendime, sipas Thaçit, do të fillojnë të implementohen nga janari i vitit të ardhshëm.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit, sipas Thaçit, Kosovës i kanë dhënë një hijeshi duke forcuar demokracinë e re në Republikën e Kosovës.

"Natyrisht se këto zgjedhje i kanë dhënë hijeshi demokracisë, sepse do të kemi një opozitë të re, besoj korrekte, konstruktive dhe të shëndoshë për demokracinë e re në Republikën e Kosovës", ka thënë Thaçi.

KOMENTE