Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tifozë bastardë, djegin flamurin tonë në Shkup me thirrjet: Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë
English

Tifozë bastardë, djegin flamurin tonë në Shkup me thirrjet: "Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë"

Shkup, 23 Dhjetor 2010 NOA - "Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët", ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në lojën e së mërkurës në mes "Rabotniçkit" dhe "KB Lirisë" në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit.

Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para do kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive ashtu dhe atë politike.

E vetmja që dallonte këtë herë ishte se kjo nuk indinjoi asnjë nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit, të vetmit të cilët reaguan në aktin vandal kundër flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarët e "KB Lirisë".

Nga Klubi i Basketbollit "Liria" deklaruan për agjencinë e lajmeve INA, partnere e NOA, se kjo ndeshje sportive, u shndërrua në ndeshje psikologjike terrori dhe "puna e tifozëve maqedonas dha frytet e veta meqë KB Liria dhe lojtarët e saj ishin tepër të shpërqendruar për të zvogëluar dallimin e pikëve".

KOMENTE