Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tjetër aksident në Itali, 49-vjeçarja nga Shqipëria shtypet nga një makinë
English

Tjetër aksident në Itali, 49-vjeçarja nga Shqipëria shtypet nga një makinë

Savona, (Itali), 23 dhjetor, NOA – Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në Itali ku viktima është sërish një shqiptare. Një autoveturë ka aksidentuar 49-vjeçaren Marika Prenga.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Savonës, kur Prenga ka qenë duke kaluar në rrugë, në zonën për këmbësorët dhe është goditur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Gramshi” dhe mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një shtetas nga Rumania.

Gruaja ka pësuar një traumë në kraharor si pasojë e goditjes. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin Shën Paolo, dhe mjekët kanë deklaruar se është në gjendje të rëndë për jetën.

Vetëm 24 orë më parë një aksident makabër ndodhi në Itali. Një 42-vjeçar shqiptar është shtypur nga një kamion i rëndë transporti. Pas goditjes nga kamioni, trupi i shqiptarit ka ngecur mes rrotave dhe mjeti i rëndë transportues e ka tërhequr zvarrë atë për më shumë se 100 kilometra.

a.k/NOA

KOMENTE