English

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, goditja fatale i merr jetën 51 vjeçarit

Vlorë, 24 dhjetor, NOA-Pak minuta më parë një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën 51 vjeçarit Faik Hoxha.

Një aksident i ndodhur në rrugën nacionale Fier-Vlorë, ka bërë që drejtuesi i një motorri të ndahet nga jeta.

Viktima po udhëtonte me mjetin e tij në momentin kur është përplasur nga një autoveturë, ku kjo përplasje ka rezultuar fatale për 51 vjeçarin Hoxha.

Ende nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur ky aksident, por paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.

a.y/NOA

KOMENTE