English

Arrestohet 37 vjeçari nga Mitrovica, i gjenden në banesë arsenal armësh për kontrabandë

Mitrovicë, 24 dhjetor, NOA-Policia e Kosovës përkatësisht stacioni policor jugor në Mitrovicë, gjatë kontrollit në një banesë të dyshuar ka gjetur dhe sekuestruar municion prej 2497 fishek të kalibrave të ndryshëm, dy kuti plastike për vaj te armëve, brusha për pastrimin e armëve.

Nën dyshimin për kontrabandë shitblerje dhe posedim të municionit, policia ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve të saja në pronësi të shtetasit N,H 37 vjeç.

Gjatë kontrollit janë gjetur; 1057 fishek të kalibrit 7.62 mm, 940 fishek të AK/47 të kalibrit 7.62mm, 500 fishek të kalibrit 9 mm.

Hetimet policore të bëra, provat materiale të gjetura bëjnë të ditur se i dyshuari, municionin në fjalë e kishte përgatitur për kontrabandë.

Personit të ndaluar, i është dhënë masa e ndalimit për 48 orë,

a.y/NOA
KOMENTE