English

Dhoma e Tregtisë Tiranë: Mercator, Zinxhiri i Shitjeve me Pakicë më i mirë i Vitit

Tiranë, 24 Dhjetor 2010 NOA - Mercator është vlerësuar me çmimin Zinxhiri i Shitjeve me pakicë më i mirë i Vitit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së qarkut në Tiranë, në mbrëmjen Gala të së Mërkurës (në foto), ku shumë biznese u vlerësuan për performancën dhe arritjet e tyre në tregun Shqiptar gjatë vitit 2010.

Ky çmim iu dha supermarketit Slloven për të vlerësuar investimin afatgjatë në Shqipëri dhe për Shqiptarët, ku është për t’u përmendur ofrimi i produkteve ushqimore shumë cilësore dhe të përballueshme për konsumatorin mesatar shqiptar, mundësitë e krijuara në punësimin e konsiderueshëm të shqiptarëve përmes perspektivës së shtrirjes së rrjetit të dyqaneve Mercator gradualisht në të gjithë vendin, si dhe për një etikë të lartë biznesi dhe për përgjegjësi të dukshme shoqërore të treguar gjatë këtij vit.

Mercator, i cili është një nga kompanitë më të mëdha në Europën Juglindore dhe më i madhi në Slloveni me 1500 dyqane dhe 22000 punonjës në 7 vende, ka bërë një investim prej 7 milionë eurosh vetëm në Shqipëri gjatë këtij viti.

Një tjetër arritje e supermarketit është kontributi që jep në nxitjen e prodhimit vendas me shitjen e tyre në vend dhe eksportimin e tyre.

Në fakt Mercator synon të shesë në dyqanet e tij më shumë se 50% të mallit vendas, krahas mallit Slloven dhe të importuar.

Supermarketi Slloven i cili ka nisur investimin e tij në një periudhë të vështirë ekonomike për Shqiptarët në 2009, vetëm pak ditë më parë ka festuar njëvjetorin e hapjes në “Citypark”.

Gjithashtu gjatë 2010 Mercator u ka ardhur më afër Shqiptarëve me hapjen e dy dyqaneve të tjera tek rruga “Komuna e Parisit” në Tiranë dhe tek qendra “Flagship Center” në Durrës.

Ne prag të festave një kohë ku çmimet në treg kanë pësuar rritje sipas raportimeve të ndryshme të tregut, Mercator garanton çmimet dhe ofertat më të mira duke mos pësuar as edhe një lloj rritje te veçantë dhe të pa arsyetuar për këtë periudhë.

e.r/NOA

KOMENTE