English

Dita e sotme fluks kthimesh dhe largimesh në Kakavijë e Kapshticë

E premte, 24 dhjetor, NOA-Pika kufitare e Kakavijës tashmë është mësuar me fluksin e njerëzve që hyjnë e dalin përtej kufirit.

Por një ditë para festës së Krishtlindjes, edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, është regjistruar numër i madh lëvizjesh.

Nga të dyja anët e kufirit, etëm gjatë orëve të paradites, kanë hyrë në tokën tonë më tepër se 2000 emigrantë, ndërkohë që kanë udhëtuar drejt Greqisë rreth 1000 të tjerë.

Mbingarkesa ku bëhet kontrolli i dokumentacionit të mjeteve dhe shtetasve, ka bërë që herë pas here përpunimi i të dhënave të bëhet në mënyrë manuale.

Pala shqiptare ka punuar me maksimumin e kapacitetit të vet, ndërsa ajo greke e ka vështirësuar edhe më tepër situatën duke punuar vetëm me 4 sportele.

a.y/NOA
KOMENTE