English

Gjykatësit shqiptarë në Maqedoni: Puna jonë, e vështirë

Shkup, 24 dhjetor, NOA - Gjykatësit shqiptarë shprehin shqetësime për gjendjen e tyre në gjyqësor, për shkak të ndikimit të madh të politikës dhe ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë.

Shqetësimet e tyre shprehen për agjencinë e lajmeve INA, pas largimit nga detyra të gjykatësit të Gjykatës së Apelit Ismail Limani, i cili hoqi dorë përfundimisht nga detyra e gjykatësit dhe duke kaluar i papunë.

“Ka ndërhyrje brutale për raste të ndryshme nga ana e politikës, gjegjësisht institucioneve të ekzekutivit. Ne si gjykatës shqiptarë në të shumtën e rasteve gjendemi në pozicione të palakmueshme sepse jemi përballë dy zjarreve. Në Maqedoni dihet akoma ndikimi i madh i pushtetit ekzekutiv tek ai gjyqësor. Kjo është evidente. Disa kanë mbrojtje dhe ekzistojnë aleancat midis gjyqësorit dhe pushtetit ekzekutiv. Mirëpo ne si shqiptarë nuk kemi mbrojtjen e duhur, në këto rrethana siç po vepron gjyqësori”, thekson për agjencinë e lajmeve INA, një gjykatës shqiptarë.

Presionet politike dhe korrupsione janë problemet që më së tepërmi vënë në vështirësi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Në raportet e fundit të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare janë shprehur shqetësimet për problemet e tyre, duke kërkuar zbatimin e reformave dhe shmangien e ndikimeve.

Në gjykatat e Maqedonisë shqiptarët deri tani janë të përfaqësuar me vetëm rreth 5 për qind, ndërsa deri tani nuk ka pasur ndonjë plan apo projekt operativ për rritjen e shpejtë të përfaqësimit.

NOA-INA

KOMENTE