Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I riu që vdiq në Elbasan, u hodh nga bar “Divino” si vajza para 9 muajsh
English

I riu që vdiq në Elbasan, u hodh nga bar “Divino” si vajza para 9 muajsh

Disa banorë në Elbasan po ngrenë shqetësimin se rasti i përsëritur i hedhjes për vetëvrasje në “Divino” ngre shqetësimin nëse duhet të merren masa që atje të mos përsëriten më të tilla tragjedi, ndoshta duke siguruar parmakët apo mbajtur një distancë pengese për tavolinat dhe klientët

Elbasan, 24 Dhjetor 2010 NOA – Djali i ri që humbi jetën sot në Elbasan, është hedhur nga lokali bar restorant “Divino” që gjendet në katin e 12-të të një pallati të ri në qendër të qytetit.

S.Sharra, rreth 20 vjeç nga fshati Gjergjan i rrethit Elbasan, u hodh nga lartësia e katit të 12-të, ndërsa gjendej me shokë duke pirë një kafe në këtë lokal.

Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se i riu është hedhur nga parmakët e lokalit duke përbërë rastin e dytë brenda nëntë muajsh pasi atje edhe më 21 mars të këtij viti që po mbyllet u hodh një vajza, duke u çuar nga tavolina ku po pinte kafe me të dashurin e saj.

Disa banorë në Elbasan po ngrenë shqetësimin se rasti i përsëritur i hedhjes për vetëvrasje në “Divino” ngre shqetësimin nëse duhet të merren masa që atje të mos përsëriten më të tilla tragjedi, ndoshta duke siguruar parmakët apo mbajtur një distancë pengese për tavolinat dhe klientët.

Nga burime policore mësohet se hetimet e para të çojnë në vetëvrasje të kryer në kushte të rëndimit të gjendjes psikologjike, për motive ende të paqarta.

a.k/NOA

KOMENTE