English

Meta: Përmirësohet situata në Shkodër, zonat e përmbytura në numër të ulët

Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Nga mbledhja e shtabit të emergjencave në Shkodër, zëvendës Kryeministri Ilir Meta ka deklaruar se tashmë situata në Shkodër është drejtë përmirësimit.

Meta është ndalur dhe tek shifrat duke vijëzuar faktin se 460 shtëpi ndodhen nën ujë dhe 5800 ha toke nën ujë, këto shifra i bëri të ditura për të treguar situatën e përmbytjeve në këtë rreth.

Meta gjatë takimit ka deklaruar se do të nisë procesi i vlerësimit të dëmeve pasi të largohet uji, gjë që sipas tij do të ndodhë shumë shpejt.

a.y/NOA
KOMENTE