Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mijëra pelegrinë mbërrijnë në Betlehem për të pritur lindjen e Krishtit
English

Mijëra pelegrinë mbërrijnë në Betlehem për të pritur lindjen e Krishtit

E premte, 24 dhjetor, NOA-Mijëra besimtarë kanë mbërritur në vendin e Krishtlindjes, Betlehem.

Qyteti i lindjes së Krishtit ka sot vizitorët më të shumtë nga gjithë ditët e tjera të vitit.

Me mijra janë pelegrinët që janë mbledhur pikërisht në kishën “Lindja e Krishtit”, të cilën të krishterët e konsiderojnë si vendi ku lindi Jezusi 2000 vjet më parë.

Aq sa i madh është numri i pelegrinëve, po aq janë marrë masa nga autoritetet e sigurisë së Palestinës, të cilët janë vendosur përreth turistëve për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Në mesnatë do të mbahet mesha e shenjtë, moment që për besimtarët dhe banorët e Betlehemit shënon kulmin e festës.

Papa Benedikti i XVI i ka bërë thirrje besimtareve të kujtojnë lindjen e Krishtit dhe rendësinë që ka kjo festë për mbarë botën.

a.y/NOA
KOMENTE