Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti: Ja 10 deputetët më të pasur në Shqipëri, 8 të PS e 2 të LSI
English

Raporti: Ja 10 deputetët më të pasur në Shqipëri, 8 të PS e 2 të LSI

Nr.

Emri,Mbiemri

Partia

Totali i Përafërt i Pasurisë në LEKË (Neto)

1

Tom Doshi

PS

3.082.004.354

2

Ndue Kola

PS

959.327.777

3

Fidel Ylli

PS

933.884.134

4

Sadri Abazi

PS

718.852.823

5

Hazir Gashi

PS

646.808.070

6

Dritan Prifti

LSI

267.953.302

7

Gjovalin Kadeli

PS

205.204.496

8

Dashamir Peza

PS

57.350.721

9

Paulin Sterkaj

Larguar nga PD

48.296.167

10

Ilir Meta

LSI

44.382.302

Tiranë, 24 Dhjetor 2010 NOA – Dhjetë deputetët më të pasur në Shqipëri janë tetë të Partisë Socialiste dhe dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sipas një raporti të publikuar sot nga Lëvizja Mjaft, organizatë aktualisht pranë opozitës.

Në seksionin Pasuritë dhe të Ardhurat e Deputetëve, kjo pjesë e Raportit Unëvotoj përmban një tabelë ku paraqiten totalet e pasurive dhe të ardhurat e përgjithshme për secilin nga 1401deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Informacioni i kësaj tabele mbështetet tek deklarimet personale të pasurive për vitet 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2008 dhe 2009 që deputetët kanë dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP).

Tabela që ju gjeni është një renditje alfabetike e deputetëve e ndarë sipas zërave të mëposhtëm:

Të ardhurat familjare: Paraqet një total të të ardhurave publike e private të anëtarëve të familjeve të deputetëve.

Të ardhurat vjetore: Në këtë zë paraqiten të ardhurat mujore (rroga e deputetit, ministrit apo kryeministrit), sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 450, dt. 14 qershor 2006. Duhet përmendur këtu se kryetarja e Kuvendit, nënkryetarët dhe kryetarët e grupeve parlamentare kanë rrogë më të lartë se deputetët e zakonshëm. Gjithashtu, kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë rrogë të ndryshme nga deputetët e tjerë, si dhe nuk paguhen nga Kuvendi. Përveç rrogës bazë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë marrin një pagë prej 2.000 – 2.500 lekësh për çdo mbledhje komisioni në të cilën marrin pjesë.

Detyrimet financiare: Paraqet detyrimet financiare që deputetët kanë ndaj personave fizikë apo juridikë, apo ndaj institucioneve të ndryshme. Këto detyrime financiare janë përgjithësisht kredi bankare.

Totali i Pasurisë Bruto: Paraqet në total të vlerës për të gjitha pasuritë e paluajtshme (toka, shtëpi, apartamente banimi, garazhe, dyqane etj.) dhe pasuritë e luajtshme (mjete motorike, sende me vlerë mbi 5.000 USD, aksione, letra me vlerë, likuiditete në bankë, pjesë kapitali në zotërim, si dhe gjendje parash kesh). Në disa raste ka më shumë se një total vlere, pasi deklarimet e vlerës së pasurive janë bërë në monedha të ndryshme (Lekë, Euro, USD etj.). Në këto raste është nxjerrë totali i vlerës për secilën monedhë më vete.

e.r/NOA

KOMENTE