Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët e Shkodrës festojnë Kërshëndellat me lutjen ndaj Zotit që katastrofa të mos përsëritet
English

Banorët e Shkodrës festojnë Kërshëndellat me lutjen ndaj Zotit që katastrofa të mos përsëritet

Shkodër, 25 dhjetor, NOA – E kur i tërë vendi feston sot Lindjen e Krishtit në një atmosferë të ngrohtë familjare, festa e Kërëshëndellave nuk është përjetuar si në vitet e shkuara për banorët e përmbytur të Shkodrës dhe komunave të Nënshkodrës, që prej fillimit të dhjetorit vuajnë pasojat e katastrofës ujore që i pllakosi në shtëpitë e tyre. Këto Kërshëndella i kanë gjetur mijëra shkodranë nën fatkeqësinë ujore, kur shtëpitë e tyre dhe tokat e mbjella u përmbytën nga vërshimi i lumenjve dhe tejfryrja e liqenit të Shkodrës, uji i të cilit u derdh nëpër zonat e banuara duke përmbytur gjithçka që i dilte përpara duke nxjerrë në diell dhe shi banorët e qarkut të Shkodrës.

E në këtë situatë emergjence që edhe pse numri i hektarëve të tokave nën ujë është ulur ndjeshëm, shkodranët mund të festojnë duke patur vetëm besimin në Zot se ndoshta në një të ardhme fatkeqësia e tyre do të zhduket e të mund të jetojnë mirë e të festojnë.

Ndërsa shumë banorë i shpëtuan katastrofës ujore, të tjerë nuk dinë as ku të festojnë pasi shtëpitë e tyre gjenden rishtas nën ujë, ndërsa syresh janë nën mëshirën e lagështirës që muret e shtëpive të tyre thithën për mëse dy javë nën ujë.

Por, sikundër hareja e optimizmi i karakterizon, besimtarët e krishterë në Shkodër kanë pritur Lindjen e Krishtit nën liturgjitë e kënduara në katedralen e qytetit, nga Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Masafra.

E mbi të gjitha lutjet duket se ajo më kryesorja ka qenë një lutje drejtuar Zotit që t’i ruajë nga përmbytjet e t’ua kursejë këto vuajtje në të ardhmen.

Edhe vetë Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Masafra i ka falenderuar shkodranët që në këtë situatë emergjence dhe vështirësish të pashembullta u bashkuan me njëri-tjetrin me synimin për të kaluar këtë fatkeqësi që s’e kishte cenuar Shkodrën në mëse 150 vjet.

Si edhe në qytetet e tjera edhe besimtarët e krishterë në Shkodër i janë gëzuar Lindjes së Krishtit duke mbushur rrugët e kryeqendrës së veriut në mesnatë me një atmosferë festive e fishekzjarre.

mit/NOA

KOMENTE