Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Krishtlindjet këtë vit po i festojmë si qytetarë të lirë të Europës
English

Berisha: Krishtlindjet këtë vit po i festojmë si qytetarë të lirë të Europës

Tiranë, 25 dhjetor, NOA – Në ditën e Lindjes së Krishtit, festa më e bukur e krishtërimit që shënon ardhjen në jetë të Shpëtimtarit të njerëzimit, Jezusit, i cili ia kushtoi jetën e tij të gjithë njerëzimit, mijëra besimtarët e krishterë shqiptarë, katolikë e ortodoksë, janë uruar edhe nga kryeministri Sali Berisha. Shefi i qeverisë pasi vizitoi katedralen e Shën Palit dhe Kishën Ortodokse Autoqefale u shpreh për mediat se ishte kënaqësi e veçantë për të, të ndante besimin e kësaj me të gjithë besimtarët e krishterë apo të gjithë besimtarët e Zotit në festën më të bukur të njerëzimit. “Krishtlindjet ditët e Lindjes së Krishtit janë një nga historitë më të rëndësishme të perëndimit, ndaj edhe çdo besimtar nderon në këtë ditë Krishtin Mbret apo Zotin, Muhamedin apo Martin Luterin në kontributin e tyre ndaj njerëzimit”, u shpreh kryeministri Berisha në urimin e tij për besimtarët.

Sipas zotit Berisha janë këta ndërtuesit e moralit njerëzor, ndaj tha kryeministri “kjo ditë i bashkon njerëzit pavarësisht besimeve të ndryshme në nderimin e besimit, shpresës dhe të ardhmes”.

Shefi i qeverisë theksoi se ajo çka e bën të veçantë këtë festë Krishtlindjesh është rritja e besimit tek Zoti, besimi më i madh tek e ardhmja, që i bën besimtarët të festojnë edhe më mirë.

“Vjet Krishtlindjet i festuam si anëtarë të NATO-s, këtë vit si qytetarë të lirë të Europës”, tha kryeministri Berisha.

Por, shefi i qeverisë i ka drejtuar një urim të veçantë edhe qytetarëve të përmbytur të Shkodrës, të cilët po i festojnë në kushte të vështira Krishtlindjet këtë vit, pasi uji i lumenjve dhe liqenit të Shkodrës i përmbyti shtëpitë dhe tokat duke i nxjerrë në diell.

“Një urim të veçantë kam për qytetarët e Shkodrës, dhe zonat e tjera të përmbytura që festojnë në rrethana shumë të vështira, por sërish shqiptarët kanë një motiv për të festuar, sepse nuk kemi patur as edhe një jetë të humbur për shkak të përmbytjeve, përveç disa foshnjave të ardhura në jetë në kushte të vështira emergjence”, rikujtoi kryeministri. Sipas tij është për tu festuar edhe për faktin se në këtë situatë emergjence përmbytjesh pati një solidarizim vëllazëror jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga bota.

Kryeministri Berisha siguroi sakaq se ekzekutivi do të jetë pranë banorëve të përmbytur për t’i kthyer ata në jetën normale të para përmbytjeve.

mit/NOA
KOMENTE