Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, arrestohen tre trafikantë qeniesh njerëzore, identifikohet viktima e trafikuar
English

Kosovë, arrestohen tre trafikantë qeniesh njerëzore, identifikohet viktima e trafikuar

Prishtinë, 25 dhjetor, NOA - Operacioni policor i koduar “Lulishtja” ka hedhur në prangat e policisë së Kosovës tre persona të dyshuar për trafikim qeniesh njerëzore, ndërkohë që është identifikuar një viktimë e trafikimit, një vajzë kosovare. Lajmin e bëri publik Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Prishtinë, sipas të cilës informohet se operacioni Lulishtja u finalizua me arrestimin e tre trafikantëve në Komunën Drenas të Prishtinës.

Sipas policisë së Kosovës hetimet lidhur me këtë rast kishin nisur disa javë më parë , duke marrë si shkak inicimin e një rasti kanosjeje në Stacionin Policor të Drenasit, ku pas hetimeve disa javore janë arritur të sigurohen prova dhe dëshmi se të dyshuarit e kishin trafikuar viktimën dhe gjithashtu ia kishin falsifikuar letërnjoftimin e saj personal. Policia ka arrestuar si të dyshuar për trafikim qeniesh njerëzore tre shtetas kosovarë, përkatësisht 50 vjeçarin Arsim I, 52 vjeçarin Brahim GJ. dhe 25 vjeçarin Ardian K.

Gjykata e Prishtinës në seancën e mbajtur më datë 24 dhjetor vendosi masën e paraburgimit me 30 ditë, për tre të arrestuarit.

mit/NOA
KOMENTE