Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, rikthehet çështja e dëshmitarëve të rremë, në janar do sqarohen deklaratat për trafikim organesh
English

Kosovë, rikthehet çështja e dëshmitarëve të rremë, në janar do sqarohen deklaratat për trafikim organesh

Prishtinë, 25 dhjetor, NOA-Katër serbët e arrestuar në qershor të 2009-ës do të merren për konfirmim të dëshmisë së akuzës për transplantim e trafikim organesh në Kosovë.

Më 19 janar 2011, rasti i katër serbëve të arrestuar, nën dyshimet e bazuara për blerje të deklaratave të rrema, do të rikthehet për konfirmim.

Ky vendim është marrë nga kolegji i tre gjyqtarëve të cilët e kanë sjellë çështjen për rishqyrtim, pasi sipas tyre lirimi i të dyshuarve nuk ka qenë një vendim i drejtë.

Ky lajm është bërë i ditur nga kryeprokurori i qarkut Aleksandër Lumezi, i cili ka ngritur edhe dyshime se të dyshuarit e këtij rasti kanë lidhje me raportin e shumëpërfolur të Dick Martit.

Ky vendim vjen gjithashtu si rrjedhojë e rihapjes së çështjes për trafikim organesh në Kosovë, ku tashmë është implikuar edhe Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi.

a.y/NOA
KOMENTE