Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krishtlindjet, Topalli: Heqja e vizave dhurata e merituar për shqiptarët
English

Krishtlindjet, Topalli: Heqja e vizave dhurata e merituar për shqiptarët

Tiranë, 25 dhjetor, NOA – “Gëzuar Krishtlindjet. Është festa më e bukur, është festa më e gëzueshme. Është festa e bashkimit e forcës, e mirëkuptimit, e dashurisë. Kjo festë është dashuri dhe gëzim”. Me këto fjalë e ka nisur urimin e saj për besimtarët e krishterë shqiptarë, që kremtojnë anembanë vendit Krishtlindjet, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila sot vizitoi katedralen e Shën Palit në kryeqytet, ku u prit nga imzot Rrok Mirdita.

Kryetarja e Kuvendit në prononcimin e saj për mediat tha se ishte shumë e lumtur që festat e këtij fundviti rastisin me një ngjarje të rëndësishme siç është heqja e vizave, të cilën zonja Jozefina Topalli e cilësoi si dhuratën më të bukur, por edhe shumë të merituar prej shqiptarëve.

“Jam shumë e kënaqur që këto festa koinçidojnë me data të shënuara për vendin tonë, me ditë të bukura për vendin tonë, me ngjarje që kanë lidhje personale, që kanë impakt personal te çdo qytetar shqiptar: me heqjen e vizave. Unë u uroj të gjithë shqiptarëve ta gëzojnë këtë dhuratë të bukur të Krishlindjeve dhe të merituar prej tyre”, uroi zonja Topalli.

Në vijim të urimit të saj, kryetarja e Kuvendit u shpreh se “Edhe njëherë dua të uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në Malin e Zi dhe në vendet e tjera: Unë uroj që kjo ditë, si dhe ditët e tjera që do të vijnë do të jenë të mbushura me dashuri dhe gëzim”.

mit/NOA
KOMENTE