English

L'Equipe shpall ekipin më të mirë të futbollit

Paris, 25 Dhjetor 2010 NOA - Gazeta prestigjioze sportive, L’Equipe e Francës ka publikuar rezultatet e votimit për ekipin më të mirë të futbollit në vitin 2010. Në këtë ekip janë gjendur 5 futbollistë spanjollë.

Në ekipin e vitit sipas L’Equipe, gjenden – Iker Kasiljas, Xherar Pike, Maikon, Lusio, Serhio Buskets, Bastijan Shvajnshtajger, Andres Inijesta, Çavi Ernandes, Fabio Koentrao, Vesli Shnajder dhe Lionel Mesi.

Ekipin më të mirë të vitit tradicionalisht e zgjedhin gazetarët e redaksive sportive të gazetave franceze.

r.b/NOA

KOMENTE