Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa në meshën e Krishtlindjes: Ju thërras për paqe (VIDEO)
English

Papa në meshën e Krishtlindjes: Ju thërras për paqe (VIDEO)

Vatikan, 25 Dhjetor 2010 - Në mesazhin e tij tradicional në Ditën e Krishtlindjes, Papa Benedikti XVI, ka shfaqur shpresën për paqe globale dhe solidaritet.

Gjatë mesazhit tradicional Urbi et Orbi, të mbajtur në mesditë, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa 83-vjeçar, uroi për Ditën e Krishtlindjes në 65 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.

“Lindja e Princit të Paqes le ta përkujtojë botën se ku qëndron lumturia e saj e vërtetë”, tha Papa dhe shtoi se, “zemrat tuaja le të mbushen me shpresë dhe kënaqësi, për Shpëtimtarin, që kishte lindur për ne”.

Mesazhi i Papës u transmetua nga shumë rrjete televizive dhe radiostacione botërore.

Papa Benedikti XVI, më tutje, në mesazhin e tij, theksoi se “drita e Krishtlindjes” le të shndrisë në vendet e trazuara të botës, duke filluar me “Tokën ku Jezu Krishti kishte lindur”.

Në këtë aspekt, ai tha se kjo le t’i inspirojë “izraelitët dhe palestinezët për përpjekje për bashkëjetesë të drejtë dhe paqësore”.

Papa, po ashtu, kërkoi nga liderët botërorë të tregojnë “solidaritet efektiv” me betejën e komunitetit të krishterë në Irak dhe në mbarë Lindjen e Mesme. /rfe/

{youtube}fG-H6CEArlI{/youtube}

{youtube}KU_jtajT7yU{/youtube}

KOMENTE