Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 25 Dhjetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 25 Dhjetor 2010

Tiranë, 25 dhjetor, NOA – Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme raportin e publikuar nga Lëvizja “Mjaft” ku janë renditur politikanët më të pasur të Parlamentit Shqiptarë, si dhe ata që kanë qenë më aktiv gjatë një viti.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në shtypin e shkruar është dhe vazhdimi i negociatave mes PS-PD për gjetjen e një zgjidhje për situatën politike, deri ditën e hënë.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës së sotme shpërblimet për festat e fundvitit për pensionistët. “ISSH, ç’po ndodh me shpërblimin e pensionistëve” është titulli kryesor i gazetës.

Një tjetër argument është ai me titull, “Një dramë e rrallë në Onkologjik”, i cili flet për shtimin e rasteve të sëmurëve më tumor në vend.

“Julian Assage, strehohet në shtëpinë e shqiptares”, është një tjetër artikull që flet për vendin ku strehohet themeluesi i Wikileaks”. Një tjetër artikull është ai për seancën zhvilluar dje në Kuvend. “Debati Berisha-Ruçi në 05:20 të mëngjesit”.


Gazeta “Panorama”, ka si titull kryesor raportin e Lëvizjes “Mjaft” për aktivitetin e Kuvendit. “Biznesmenët e PS, raporti, 10 deputetët më të pasur”, ku rezulton se ligjvënësit e PS-së janë ndër më të pasurit mes politikanëve.

“Vjollca Vokshi. Pas 13 vitesh, planet për tu kthyer sërish në televizion”, është një tjetër artikull i gazetës që flet për gazetaren e njohur e cila është larguar nga vendi në vitin 1997.

Një tjetër artikull i gazetës është ai me titull, “Hetimi i zgjedhjet, negociata, PS-PD ngecin te KQZ”. “Berisha: Zgjedhjet lokale, votat do të numërtohen me korrektesë”, është një tjetër artikull që pasqyron deklaratat e kryeministrit Sali Berisha dje në themelimin e PD-së së Durrësit.


“Gazetat Shqiptare” hapet me titullin kryesor “Pasuria e qeverisë, familjarët e Berishës, 14 llogari bankare”, i cili i referohet raportit të “Mjaft”. Një tjetër artikull i gazetës është ai me titull; “Topi: Krishtlindjes, edhe pse jemi mysliman, prapë i festojmë”.

Vijojnë disa nga tituj të tjerë të kësaj gazete; “Të përmbyturit: Nuk i groposim kafshët pa marrë shpërblim”, “Kuvendi, 16 nismat ligjore në dhunimin e rregullores”, “Julian Assage në shtëpinë e shqiptares nga Kosova”.


E përditshmja “Shqip”, hapet me titullin kryesor “PS-PD, dy çështje sekrete” që flet për negociatat mes forcave kryesore për gjetjen e një zgjidhje politike.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Qeveria, 95 vendime pa fuqi ligjore dhe deputetët që votojnë për shokun”, “Kërshnëndellat, festat e lindës së jetës së re”, “Prokuroria do të apelojë lirimin e Durdës”, “HEC-et e Rulit, shteti humbi 3.4 milionë dollarë”.


E përditshmja “Koha Jonë”, ka si argument kryesor negociatat mes mazhorancës dhe opozitës; “Hetimi i zgjedhjeve, PD e PS afër kompromisit”. Një tjetër artikull i rëndësishëm i gazetës është dhe ai me titull; “Berisha në Durrës: Votat, numërim me korrektesë maksimale”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të gazetës; “Rama, "lumë" fyerjesh dhe akuzash kryeministrit”, “Maya: Këngët e Shekullit përfaqësojnë vlerat e muzikës”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 24 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE