Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Promovohet libri i shkrimtarit Albert Zholi “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”
English

Promovohet libri i shkrimtarit Albert Zholi “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”

Tiranë, 25 dhjetor, NOA - Sot në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, me nismën e shoqatës Kulturore, Atdhetare, Kulturore “Labëria” përurohet libri i shkrimtarit Albert Zholi “Sekretet e gazetarëve të RTSH”-së.

Ky është libri i 12-të i autorit, i cili përmban një historik të shkurtër të RTSH-së, këtij Institucioni kaq të rëndësishëm të medias fonike dhe medias të shkruar shqiptare si dhe portrete dhe intervista me folësit e parë të këtyre mediave të para në historinë e mediave elektronike shqiptare.

Në libër janë përfshirë gazetarë dhe folës si Kiço Fotiadhi, Virgjil Kule, Ismet Bellova, Ahmet Shqarri, Silvana Braçe, Tefta Radi, Viron Noti, Elsa Xhai, Vladimir Grillo, Viloeta Gjoka që për vite të tëra kanë qenë folësit kryesor të lajmeve në RTSH. Në këtë promovim do të interpretojnë poezi dhe pjesë nga krijimtaria e Albert Zholit aktorët: Margarita Xhepa (Artiste e Popullit), Tinka Kurti (Artiste e Popullit), Lazër Filipi (Artist i Popullit), Reshat Arbana (Artist i Popullit), Luftar Paja (Artist i Popullit), Skënder Sallaku (Artist i Popullit), Bujar Asqeriu (Artist i Merituar), etj...

a.k/NOA

KOMENTE