Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Timoshenko nën akuzë për përvetësim parash
English

Timoshenko nën akuzë për përvetësim parash

E shtunë, 25 dhjetor, NOA-Prokurorët e Ukrainës kanë ngritur akuza të reja kundër ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Ajo i tha agjencisë ukrainase të lajmeve Interfaks, se “ata kanë parashtruar një akuzë plotësuese, për përvetësim të 120 mijë dollarëve”.

Ish-kryeministrja theksoi se shuma e përmendur ishte paguar nga qeveria në një bankë shtetërore në xhirollogarinë e Thesarit të Ukrainës.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet me 10 vjet burgim. Timoshenko është urdhëruar që të mos largohet nga Kievi.

Ajo tashmë ballafaqohet me akuza për keqpërdorim të pozitës dhe si rrjedhojë e kësaj ajo po i nënshtrohet një procesi të gjatë hetimor.

a.y/NOA
KOMENTE