Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Krishtilindjet, apel për më pak tension e më shumë marrëveshje
English

Topi: Krishtilindjet, apel për më pak tension e më shumë marrëveshje

Tiranë, 25 dhjetor, NOA – Krishtlindjet inspirojnë më shumë paqe, më shumë dashuri dhe harmoni. Kështu iu drejtua para pak minutash nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të gjithë besimtarëve të krishterë Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili vizitoi pas mesditës kryepeshkopatën ortodokse për t’i uruar festën e Krishtlindjeve. Në urimin e tij për besimtarët presidenti përshëndeti popullin duke risjellë në vëmendje se një nga vlerat e paçmuara në botë të tij është se ka arritur të ushqejë për shekuj me radhë, harmoninë fetare.

Por, Kreu i Shtetit me një fjali ka mbërritur të bëjë edhe një apel që më së shumti u drejtohej politikanëve shqiptarë, atyre të pozitës dhe opozitës, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bashkëpunojnë për mirëqënien e vendit.

“Pas shumë mesazhesh, urimi më i mirë që vjen në këtë festë të shenjtë është ai për sa më pak tension, dhe më shumë mirëkuptim, më shumë marrëveshje, pasi gjërat e mira bëhen në bashkëpunim”, tha Presidenti Bamir Topi, duke ritheksuar se ajo që duhet është harmonia.

Por, duket se urimet e përvitshme për besimtarët në festat e shenjta të tyre, nuk është se kanë ndikuar në lidhjen e marrëveshjeve politike mes palësh kundërshtare në vend.

Refreni i urimeve, duke si një refren i përsëritur që mund të ndodhë që t’i bëjë njerëzit të shpresojnë se në Shqipëri gjërat do të ecin në një rrugë më të mirë.

Besimtarët e krishterë festojnë sot në të gjithë Shqipërinë duke iu bashkuar festimeve të të krishterëve në mbarë botën.

Të dyja institucionet e kulteve fetare të krishtera, si katedralja e Shën Palit në kryeqytet ashtu edhe Kisha Ortodokse Autoqefale janë sot epiqendra e kremtimeve të Festës së Shenjtë të Lindjes së Krishtit, kur ashtu sikundër thotë Dhjata e Vjetër, në betlehem para dy mijë vitesh erdhi në jetë nga barku i virgjëreshës Mari Shpëtimtari i njerëzimit, Mesia, i cili sipas Dhjatës së vjetër është ardhja në jetë me mish e Zotit, Birit të Perëndisë.

mit/NOA
KOMENTE