Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmeti: Jam kundër zgjedhjeve të parakohshme, nuk e braktis koalicionin qeverisës
English

Ahmeti: Jam kundër zgjedhjeve të parakohshme, nuk e braktis koalicionin qeverisës

Shkup, 26 dhjetor, NOA- Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përjashtoi mundësinë e braktisjes së koalicionit qeveritar, sepse sipas tij, dalja në rrugë nuk zgjidh problemet.

“BDI-ja është përcaktuar për interesin e qytetarëve, pasi projektet madhore që do të jenë në shërbim të qytetarëve janë në përfundim e sipër. Në rast se do të hyjmë në zgjedhje këto projekte nuk do të materializohen, sepse rregullat e kërkojnë që para zgjedhjeve nuk mund të bëhen projekte”, deklaroi Ahmeti.

Këtë deklaratë Ahmeti e dha në një takim me qytetarët në komunën e Likovës, ku ndër të tjera përjashtoi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE para se gjithash varet nga negociatat me Greqinë. “BDI angazhohet dhe do të angazhohet që të inkurajoj të dyja palët për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Unë mendoj se nuk jemi larg zgjidhjes. Vlerësojë se ajo do të ndodhë shumë shpejt”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se problemi i emrit është problem edhe i faktorit ndërkombëtar.

a.y/NOA
KOMENTE