English

Aksidenti në Borizanë, zbardhen emrat e 3 fëmijëve që humbën jetën

Krujë, 26 dhjetor, NOA Update - Viola Kola 6 vjeç, Griselda Kola 12 vjeç dhe Gerald Kola 9 vjeç, mësohet të jenë emrat e tre fëmijëve që humbën jetën në ditën e Krishtlindjes, në një aksident tragjik.

Siç konfirmohet nga burimet policore, për agjencinë e Lajmeve NOA, që të tre këta fëmijë janë të familjes Kola dhe kanë humbur jetën ka ndodhur pak pas mesnatës së të shtunës në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës.

Ndërsa babai i tyre 40 vjeç, Anton Kola mësohet se është në gjendje kritike për jetën teksa ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Borizanë, ndërsa dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme tre fëmijëve.

Ngjarja tronditi gjithë opinionin, pasi që të tre i përkisnin të njëjtës familje dhe për më tepër, ndodhi ditën e Krishtlindjeve.

n.e/NOA

KOMENTE