English

Degjeneron në sherr e hatërmbetje finalja e Festivalit të 49-të të Këngës në RTVSH

Ndiqni në video HD, 3 këngët fituese të këtij festivali

FLASIN ORGANIZATORET E PJESEMARRESIT

Tiranë, 26 Dhjetor 2010 NOA – Duhet të ishte ashtu siç u trumbetua rëndom prej shumë ditësh, një festival serioz dhe dinjitoz, por edhe këtë vit, edicioni i 49-të i Festivalit të këngës në Radio-Televizionin Shqiptar nuk i ka shpëtuar sherreve, pakënaqësive dhe replikave.

Për më tepër, nëse më parë këngëtarët kanë pasur kurajën të mos flasin publikisht, të paktën në netët e spektaklit, sivjet e shprehën qartë se ishin të pakënaqur.

“Ne nuk fituam dhe gojët e liga mund të rrinë të qeta sepse ne nuk fituam”, - u shpreh Alban Skënderaj me Miriam Camin përkrah, teksa merrnin në skenë trofeun e çmimit të dytë.

Dukshëm ata shprehën pakënaqësinë që nuk kishin fituar çmimin e parë dhe u larguan për t’i lënë vendin Aurela Gaçes e cila u shtrëngua të bëjë një reagim të gjatë duke pranuar se boll përfolje janë përhapur për çmimet dhe përzgjedhjen e këngëve.

Netët e festivalit

Festivali i sivjetëm drejtohej nga këngëtarja Jonida Maliqi, tenori Josif Gjipali dhe aktorja Mirela Naska. Drejtor artistik i festivalit ishte Edmond Zhulali, regjisor Bojken Lako dhe drejtor i festivalit Petrit Beci që është edhe drejtor i përgjithshëm i RTVSH.

Në këtë edicion që si zakonisht u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ishin përzgjedhur 32 këngë si dhe 6 këngë nga konkurrimi i të rinjve.

Në natën e parë dhe të dytë, u interpretuan 19 këngë, 3 prej të cilave nën interpretimin e të rinjve. Prej tyre u përzgjodhën 18 këngë për në natën finale.

Çmimin e tretë e mori Saimir Braho, të dytën çifti Alban Skëndëraj dhe Miriam Cani dhe kënga fituese u shpall “Kënga ime” e kënduar nga Aurela Gaçe, me kompozim të Shpëtim Saraçit dhe tekst të Sokol Marsit.

Kjo këngë do të jetë ajo që do të prezantojë Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm Evropian të këngës.

e.r/NOA

Ndiqni këngën fituese

{youtube}BVd0rMyUTU8{/youtube}

Ndiqni fituesen e çmimit të dytë

{youtube}ZHBTjRRaSrg{/youtube}

Ndiqni fituesen e çmimit të tretë

{youtube}cUUDPNTjYD0{/youtube}

Renditja e këngëve të natës finale në festivalin e 49-të në RTSH
1. AURELA GACE -Kënga Ime
2. A.SKENDERAJ&M.CANI - Ende Ka Shpresë
3. SAIMIR BRAHO -Shtegtar i Jetës Sime
4. XHEJSI JORGAQI -Rastësi
5. ENKELEJDA ARIFI - Një Dashuri
6. DORINA GARUCI - Mirëmbrëma Engjëlli Im
7. DORIAN NINI - Mirësevini në Shqipëri
8. FRANCESK RADI - Kemi Dasëm'o
9. BESA KOKEDHIMA - E Bukura Dhe Bisha
10. KAMELA ISLAMAJ - Jetova Për Të Dy
11. HERSIANA MATMUJA - Me Cilin Rri Ti Dashuri
12. SELAMI KOLONJA - Ëndërr Kosove
13. DENIS HASA - Mbi Xhaketën Time
14. MARIA PRIFTI - Pasuri E Pasurive
15. ORGES TOCE - Mari
16. MARSIDA SARACI - Vetëm S'jemi në Botë
17. GOLDI HALILI -Në Krahët E Tua
18. A.XHEPA & S.JAUPAJ - Dritë

KOMENTE