Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99: Nesër shansi i fundit për zgjidhjen e krizës, maxhoranca t’i thotë “po” opozitës
English

G99: Nesër shansi i fundit për zgjidhjen e krizës, maxhoranca t’i thotë “po” opozitës

Tiranë, 26 dhjetor, NOA – Kryetari i Lëvizjes G99, Ervin Mete i ka bërë thirrje mazhorancës që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të shkuar, të cilat mbajnë peng prej tashmë 18 muajsh zgjidhjen e krizës politike në vend. Mete tha se “Nesër mazhoranca duhet të pranojë propozimin e opozitës. Nesër klasa politike shqiptare dhe mazhoranca në veçanti duhet të tregojë pjekuri e vullnet për të krijuar një të ardhme më të mirë në këtë vend. Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për shpresë, optimizëm e vizion, jo për agresivitet e tension”, apeloi kreu i G99-ës.

Duke theksuar se kriza e tejzgjatur politike po i largon qytetarët nga politika e vendimmarrja, G99 nëvizoi gjatë një konference për shtyp apeloi për kompromis mes mazhorancës dhe opozitës në të mirë të integrimit të vendit.

“Kjo krizë politike po na lë jashtë dyerve të Europës, po na nxin faqen me partnerët tanë ndërkombëtarë. Është momenti, që vullnetit të opozitës dhe vendosmërisë së saj për ta zgjidhur këtë çështje, mazhoranca, për të mirën e këtij vendi t’i përgjigjet pozitivisht”, nënvizoi Mete.

Sipas G99, ngërçi politik ka marrë peng edhe hapësirat mediatike dhe të debatit publik në vend, pasi po lë shumë pak vend për diskutime politikash e problemesh konkrete, diskutime për të cilat qytetarët shqiptarë kanë më shumë nevojë.

“Kriza politike në vend duhet zgjidhur njëherë e mirë dhe zgjidhja duhet të jetë nesër. E enjtja ishte një shans i humbur keq dhe kjo nuk duhet përsëritur. Është humbur kohë mjaftueshëm, si dhe energji pa fund për t’i dhënë një zgjidhje dhe tani nuk ka më as kohë as arsye për të vazhduar me këtë ngërç”, përfundoi apelin për zgjidhjen e krizës politike, G99.

mit/NOA
KOMENTE