English

Indi, khehen nga varrimi dhe përplasen me autobusin, 34 të vdekur

Annipur, 26 dhjetor NOA - Tridhjetë e gjashtë persona që po ktheheshin me autobus nga varrimi i një të afërmi mbetën të vdekur dhe rreth 30 të tjerë u plagosën në një aksident fatalisht të rëndë.

Një zëdhënës i policisë, bëri të ditur se aksidenti u zhvillua gjatë natës duke gdhirë dita e sotme.

Bëhet e ditur se ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të fshatit Annipur, përgjatë rrugës kryesore që lidh Badaun në Agra.

Gjithçka erdhi pasi mjeti i transportit me të cilin ato po udhëtonin u përplas me një autobus që po vinte në drejtim të kundërt të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE