Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izraeli i shqetësuar për bisedimet e paqes, frikë për njohjen e Palestinës
English

Izraeli i shqetësuar për bisedimet e paqes, frikë për njohjen e Palestinës

Tel-Aviv, 26 dhjetor, NOA - Shqetësimin e tij për bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës e shprehu sot edhe ministri izraelit i Tregëtisë, Ben Eliezer. Sipas tij kohëzgjatja e bisedimeve deri në dhjetor të vitit 2012, mund të bëjë që disa vende përfshirë edhe shtetet e Bashkuara të Amerikës ta njohin Palestinën si shtet sovran. Deklarata e ministrit izraelit të Tregëtisë vjen në një kohë kur vende si Brazili, Bolivia, Argjentina apo Uruguaji janë shprehur hapur pro njohjes së shtetit palestinez sipas kritereve të përcaktuara që në vitin 1967.

Vetë Izraeli synon të pranojë sovranitetin e Palestinës në fund të bisedimeve për paqen, të cilat kanë nisur në vitin 1991.

Sipas analistëve kjo vonesë mund të jetë e rrezikshme për Izraelin pasi shumë shtete janë angazhuar ta njohin Palestinën si shtet i pavarur.

Njëherësh autoritetet palestineze kanë nisur hapjen e përfaqësive diplomatike në disa vende si Norvegjia, Portugalia, Spanja dhe Franca.

Ndërkohë, më herët u mësua se Izraeli nuk pranon të kërkojë falje.

Ministri i Jashtëm izraelit, Avigtor Liberman bëri të qartë sot se Izraeli nuk do të kërkojë falje nga Turqia për vrasjen e nëntë qytetarëve turq, pas sulmit të forcave speciale izraelite në një anije turke, e cila po transportonte ndihma humanitare për të pastrehët në Rripin e Gazës, më 31 Maj të këtij viti.

mit/NOA
KOMENTE