English

Krishtlindjet, Australia i festoi në plazh me rroba banje

Sidnei, 26 dhjetor, NOA – Ndërsa në të gjithë botën jemi mësuar që Krishtlindjet t’i kalojmë me imazhin e plakut të dëborës, veshjeve me kapuç dhe shall të kuq, në Australi është krejt një tjetër gjë.

Në këtë vend, festa e Krishtlindjeve po festohet ndryshe nga vendet e tjera të botës, për shkak të motit të ngrohtë, ngaqë ndodhet në hemisferën jugore dhe kur atje ka verë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara që dallohen për festimin e kësaj dite, ndodhen në pikun e dimrit.

Kështu, në vend të dëborës që karakterizon festën e shumëpritur, australianët kanë zgjedhur rërën e plazhit, duke luajtur me top dhe marrë rreze dielli.

Dhe meqë kanë qenë me rroba banjoje, ata kanë vendosur në kokë kapuçin e plakut të Krishtlindjeve.

n.e/NOA

KOMENTE