Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kronologji rrënqethëse e viktimave që tronditën një komb, 8 jetë që u shuan tragjikisht
English

Kronologji rrënqethëse e viktimave që tronditën një komb, 8 jetë që u shuan tragjikisht

Ajo që nuk dimë është se kush është fajtori i kësaj katrahure aksidentesh, që ta kapim, ta kyçim, ta izolojmë, që të gjendet zgjidhja, të shpëtojnë të tjerët dhe veten

E diel, 26 dhjetor 2010, NOA/ Arjola Ymeraj - Tronditëse është zbardhur dita e sotme, vdekja ndolli mizorisht vdekje të tjera. E ndërsa uruam që aksidenti i parë që ndodhi orët e para të ditës së sotme ku 3 fëmijët e familjes Kola gjetën vdekjen, të ishte i fundit, fati ishte kokëfortë.

Aksidenti i parë ndodhi ndërsa makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë.

Ishin tre të mitur që hapën plagë, Viola quhej vajza 6 vjeçare, Griselda ishte tjetra 12 vjeç dhe Gerald Kola ishte djali 9 vjeç, i cili mbylli trion e dhimbshme të tragjedisë kësaj familjeje.

Fati ka kursyer jetën e Anton Kolës, 40 vjeç, i cili megjithate ndodhet në gjendje tepër të rëndë në spitalin ushtarak në Tiranë.

Ky ishte bilanci i aksidentit të parë, për të vijuar më pas me një tjetër aksident të dhimbshëm në jug të Shqipërisë, 53 vjeçarja Diamanta Merko u aksidentua pasditen e sotme teksa po kalonte në urën e Leklit në Përmet, dhe si pasojë e aksidentit humb jetën.

Aksidenti i tretë, ishte përplasja e dy makinave me targa të huaja në aksin rrugor nacional Peqin-Elbasan, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

Viktimat e këtij aksidenti të rëndë ishin Agim Salliu, 40 vjeç dhe Bernarda Dibra, 18 vjeç kanë gjetur vdekjen menjëherë, e më vonë 22 vjeçari Alban Hokja, ka humbur jetën duke mos i bërë ballë dëmtimeve që kishte marrë nga aksidenti.

Por pasojat e këtij aksidenti nuk përfundojnë me kaq, pasi të plagosur rëndë vazhdojnë të jenë 52-vjecarja Samie Salliu dhe 25-vjecari Klodjan Greca.

Ndërsa më rëndë paraqitet gjendja e 19-vjeçares Arjola Balla, e cila ndodhet në koma dhe është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Për ta mbyllur kete raportim të trishtë të fundjavës festive me përmasa tragjike, me shpresën për të mos patur tjetër rast, aksidenti i katërt ishte ai i ndodhur naten e mbremshme.

Në rrugen nacionale Lushnje-Fier 55 vjeçari Ylli Abdurrahmani, po ashtu gjeti vdekjen ne nje aksident, i cili erdhi teksa ai si kembesor u perfshi nga rrotat e nje makine.

Ajo që nuk dimë është se kush është fajtori i kësaj katrahure aksidentesh, që ta kapim, ta kyçim, ta izolojmë, që të gjendet zgjidhja, të shpëtojnë të tjerët dhe veten.

Lexoni komentin: A gjendet fajtori

KOMENTE