Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maliqi: Policia e Kosovës brenda 6 muajsh i kalon kompetencat e EULEX
English

Maliqi: Policia e Kosovës brenda 6 muajsh i kalon kompetencat e EULEX

Prishtinë, 26 dhjetor, NOA-Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka thënë se e kanë synim që për gjashtë muajt e ardhshëm, të marrin sa më shumë nga fuqia ekzekutive e EULEX-it.

“Synimet tona për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm janë që të marrim sa më shumë nga fuqia ekzekutive e EULEX-it që ka edhe në pjesët tjera të Kosovës, e posaçërisht në veri, që të jetë përgjegjësi e Policisë së Kosovës dhe në atë drejtim ne do të punojmë”, u shpreh ai.

Maliqi theksoi se në të gjitha takimet që ka pasur me Policinë e EULEX-it dhe me komandantin e KFOR-it, ka kërkuar që ata njerëz të ndalen, të bastisen dhe për çdo veprim që është në kundërshtim me ligjin, për çdo aktivitet kriminal, edhe të arrestohen. Duke folur për veriun e vendit ai tha se është një operacion i përbashkët, i cili zhvillohet përmes Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, është shtuar numri i pikave të kontrollit në qytetin e Mitrovicës, sidomos në pjesën veriore dhe tani një pjesë e kriminelëve, që e dinë se policia ka njohuri për aktivitetet e tyre kriminale, nuk i zgjedhin ato rrugë ku ata mendojnë se ka pika të kontrollit nga ana e policisë dhe KFOR-it.

a.y/NOA
KOMENTE