Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mrekulli Krishtlindjesh?... Atletja hollandeze nis të ecë pas 13 vitesh
English

Mrekulli Krishtlindjesh?... Atletja hollandeze nis të ecë pas 13 vitesh

Amsterdam, 26 dhjetor, NOA – Pas ngritjes në këmbë të kampiones olimpike, hollandezes Monique Van der Vorst në kryeqytetin e tulipanëve, Amsterdam flitet vetëm për mrekulli....Mediat hollandeze informojnë se atletja Van der Vorst, e cila ka marrë dy medalje argjendi në lojërat olimpike paraplegjike të Pekinit në vitin 2008, në garat individuale me kronometër si ajo e biçikletës që pedalohet me dorë, dhe ka rinisur çuditërisht të ecë pas 13 vitesh.

26-vjeçarja hollandeze Monique Van der Vorst ka riaktivizuar përdorimin e këmbëve pas plot 13 vitesh, që nuk ecte dot, dhe pa asnjë shpjegim shkencor.

Por ajo që mund të mendojë çdokush me mendje të ftohtë, është se ndoshta holandezja Van der Vorst duhet të jetë çliruar psikologjikisht nga ndonjë problem vetjak që i kishte shkaktuar handikapin e të mos ecurit prej 13 vitesh, një handikap ky i hasur nga ekspertët.

Është kjo arsyeja që në Hollandë në ditët e Krishtlindjes flitet vetëm për mrekulli, ndërkohë vetë atletja hollandeze ëndërron të marrë pjesë në Olimiadat e vërteta botërore, si përshembull lojërat olimpike të Londrës në vitin 2012.

mit/NOA
KOMENTE