English

Mustafa: Nuk ia njoh Thaçit fitoren

Prishtinë, 26 dhjetor, NOA- Në pritje të zgjedhjeve në 3 komuna në Kosovë më datë 9 janar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili renditet i dyti nga zgjedhjet paraprake, thotë se nuk do t’ia shtrijë dorën për fitore kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërsa në Kosovë po qarkullon ideja e kreut të LDK-së Isa Mustafa për krijimin e një qeverie teknike deri në shtator të vitit të ardhshëm, partitë politike po e kundërshtojnë atë.

Mustafa ka thënë për mediat kosovare se kërkon që zgjedhjet e vitit të ardhshëm duhet të jenë të ndershme dhe vetëm atëherë sipas tij, do të shkojë t’i uroj fitoren Hashim Thaçit, nëse fiton me nder.

Përfaqësues të një prej partive aleate të LDK-së, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se qëndrimi i partisë është i pandryshueshëm.

a.y/NOA
KOMENTE