Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oferta e re e AMC: Fitoni 50% më shumë për çdo rimbushje
English

Oferta e re e AMC: Fitoni 50% më shumë për çdo rimbushje

Abonentët mjafton të kryejnë rimbushje prej 1000 lekësh ose më shumë, në mënyrë që të përfitojnë ofertën

Tiranë, 26 Dhjetor 2010 NOA – Kompania e telefonisë celulare AMC ka sjellë një tjetër ofertë të këndshme në këtë periudhë festive.

Të gjithë abonentët AMC me parapagesë (ALBAKARTA, AMCKARTA dhe What's Up) me çdo rimbushje përfitojnë 50 % kohë bisede më shumë.

Abonentët, pas çdo rimbushjeje të llogarisë nëpërmjet AMC Fleksi ose kartave rimbushëse, përfitojnë 50 % të shumës së rimbushur. Rimbushja me AMC Fleksi kryhet në dyqanet AMC.
Kompania njoftoi se abonentët duhet të kryejnë rimbushje prej 1000 lekësh ose më shumë, në mënyrë që të përfitojnë ofertën. Koha e bisedës e përfituar mund të shfrytëzohet drejt çdo destinacioni dhe oferta është e vlefshme deri më 31 janar 2011.

Më shumë mbi ofertën e re të AMC dhe ofertat e shërbimet e tjera të saj, gjeni duke klikuar spotin publicitar të AMC që gjendet në krye të faqes së NOA.

e.r/NOA

KOMENTE