Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb
English

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 26 dhjetor, NOA - Vranesirat dhe shirat e dobet do te mbeten neser prezent ne te gjithe territorin shqiptar. Serish me problematike do te mbeten zonat bregdetare. Qytetet si Durres, Vlore, Sarande dhe Himare do te marin sasira te konsiderueshme te shirave. Ne zonat malore ne lartesine mbi 1000 metra do te kete reshje te pakta debore. Mesdita do te mbetet me mot te vranet dhe shira te dobet ne te gjithe territorin. Temperaturat do te bien ndjeshem per shkak te qarkullimit veriperendimor te masave ajrore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe reshje shiu ne te gjithe territorin por intensiteti i tyre do te jete u dobet. Gjate nates parashikohet qe reshjet te zhvendosen ne zonat jugore dhe juglindore te shqiperise. Temperaturat e mengjesit do te pesojne 3 grade renie, por ne mesdite do te kete rritje te lehte te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtesine 28 km/h me drejtim Lindor, kjo do te beje qe dallgezimi te mbetet 3 balle.

Europa

Ne Europen Juglindore do te vendoset nje qender me presion te ulet atmosferik e shoqeruar nga nje front i ftohte me shtrirje nga zona a Alpeve deri ne Greqi. Per rrjedhoje do te kemi vranesira dhe reshje shiu e debore ne te gjithe rajonin dhe gadishullin e Ballkanit. Ne ishujt britanike do te vendoset nje qender ciklonare e cila do te sjelle instabilitet te atmosferes duke bere qe vranesira dhe reshjet e shiut dhe debores te dominojne gjate gjithe dites. Qendra e kontinentit do te karakterizohet nga vranesira dhe reshje te pakta debore te shoqeruar me stuhi te forta ere. Problematike do te jete ne Ballkanin Lindor pasi reshjet e shiut do te jene me intesitet te larte dhe shoqeruara me shkarkesa rrufesh ndersa e gjithe pjesa tjeter e Europes do te dominohet nga moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia do te alarmoje serisht per rrebesh shiu dhe ere te forte;

Rajoni i Mesdheut alarmon rreshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Ishujt Britanike alarmojne per reshje te dobeta debore.

n.e/NOA

KOMENTE