Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kosovës: Policët serbë nuk kanë ardhur në veri
English

Policia e Kosovës: Policët serbë nuk kanë ardhur në veri

Mitrovicë, 26 dhjetor, NOA- Ndërsa në mediat lokale ishte njoftuar se policë nga Serbia ishin angazhuar përgjatë rrugës në magjistralen e “Ibrit” që nga pika kufitare në Jarinje deri në jug të Mitrovicës dhe besohej se ata përkujdeseshin për sigurinë e eskortës që kalonte përmes Serbisë për në Prizren për të marrë pjesë në liturgjinë e shugurimit të Peshkopit Teodosije.

Por, Policia e Kosovës nuk kishte informacione të tilla.

“Në kuadër të ngjarjes së sotme ekziston plani operacional në të cili përfshihet e gjithë Kosova, e gjithashtu edhe veriu. Ne kemi marrë masat shtesë të sigurisë, ndërsa nuk jemi të njoftuar zyrtarisht për atë që po thoni ju”, ka thënë Avni Zahiti, zyrtar për informim i policisë rajonale të Mitrovicës, duke qetësuar kështu edhe banorët e zonës.

a.y/NOA
KOMENTE