English

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë me 3 fëmijë të vdekur

Fushë Krujë 26 Dhjetor 2010 NOA – Tre fëmijë kanë humbur jetën tragjikisht pasi makina që drejtohej nga i ati u përplas me një tjetër automjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23.00 të së Shtunës pranë fshatit Borizan në afërsi të Fushë Krujës.

Viktimat janë tre fëmijë, përkatësisht të moshës gjashtë, nëntë dhe 12 vjeç.

I plagosur rëndë në këtë aksident ka mbetur dhe i ati i tyre, Anton Kola 40 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policore. Ata kanë shoqëruar drejtuesin e makinës me të cilën u përplas mjetit ku humbën jetën tre fëmijët.

e.t/NOA

LEXONI RAPORTIN PASARDHES DHE SHIKONI FOTOT

IDENTIFIKOHEN 3 FEMIJET FATKEQE

KOMENTE