Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti i ri, thellon më tej krizën ekonomike në Maqedoni, rritet papunësia
English

Viti i ri, thellon më tej krizën ekonomike në Maqedoni, rritet papunësia

Shkup, 26 dhjetor, NOA-Maqedonia po vazhdon të zhytet në një krizë akoma më të thellë ekonomike, nga ajo që ka përjetuar deri më tani.

Qytetarët, sidomos rastet sociale ankohen se nuk munden t’i përballojnë rritjes së shpeshtë të çmimeve, për faktin se rrogat janë shumë të ulëta, ndërsa një pjesë e madhe mbijetojnë me ndihma sociale.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami ka theksuar se masat dhe aktivitetet të cilat janë projektuar në strategji, Maqedonia dëshiron të përballet me pasojat që iu lanë popullatës si varfëria, pabarazia, përjashtimi social, papunësia, migracioni i të rinjve, plakja e popullatës etj.

Ndërkaq, partitë opozitare në Maqedoni vlerësojnë se rritja e çmimeve të mallrave, e cila po godet shtresat e varfra, është një dështim mbi politikat ekonomike të qeverisjes aktuale

Për çdo ditë rritet numri i të papunëve dhe rasteve sociale, ndërsa çmimet rriten gjithashtu.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se përmes një strategjie nacionale, varfëria dhe përjashtimi social në Maqedoni do të pakësohet me masa dhe aktivitete në disa sfera si puna dhe punësimi, arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale.

a.y/NOA
KOMENTE