English

A gjendet fajtori?

Përpara se të themi që fajin e kemi të gjithë apo e ka “ai qe e vodhi “ e ka rruga, e ka moti e të tjera, për gjykimin tim faji fillon dhe mbaron tek ai që quhet SHTET

Nga Subi Çako

Më pëlqeu titulli i shkrimit të një prej redaktoreve të NOA-s, Ariolës, qe kërkon fajtorin. Por së pari me vjen keq dhe nuk gjej dot fjale për të ngushëlluar familjet e të ndjerëve.

Si deri tani faji është pa autor. Ka ngelur si viktimat në rrugë. E ndërsa viktimën e merr familja, ai mbetet pa pronar, është aty në mes të rrugës, shumohet e ha jetë të tjera.

Ka viktima nga me te ndryshmet. Një është këmbësor i rastit apo kalimtar në rrugën e makinës duke kaluar trafikndarësin, një del me karrocën me bar në rrugë, tjetri ndodhet ne një motor a biçikletë dhe të tjerë janë drejtues mjeti apo pasagjerë.

A mund të më thoni cili prej tyre nuk e do jetën e tij apo te fëmijëve te tij? Pyetja nuk do përgjigje.

Atëherë ka disa pyetje të tjera që duan përgjigje:

Sa ore mësimi ka ne programet e shkollave tona, sa makete trafiku ka qe te mësojnë nxënësit rregullat e lëvizjes ne rruge kur vendet e tjera e kane qe ne kopsht?

Kush duhet t’i thotë një fshatari qe, me karrocën me bar do të shkoje te shtëpia, çfarë është tabela nëse ka, çfarë është vija e rrugës, apo qe i ndalohet te dale ne këtë rruge ?Mos duhet te shkoje te marre patente?

Sa T V kane ndërmarrë një fushatë te herëpashershme sensibilizimi apo dhe te tregimit te rregullave të lëvizjes në rrugë? Duan lekë për ta transmetuar? Le të vërë Policia e Qarkullimit Rrugor, lekët e gjobave në shërbim të qytetarëve.

Si ka mundësi që në kohën e kthimit të emigrantëve kur shtohen mjetet ndodhin më shumë aksidente? Nuk kanë rrugët tona kapacitet mbajtës, nuk ka sisteme sinjalizimi shtesë, apo janë dy mënyra te ndryshme të drejtimit të mjetit, ata jashtë të disiplinuar në sistem rrugësh me standarde apo ne këtu brenda me rrugët në ndërtim?

Cila është ajo kompani ndërtimi rrugësh që ka paguar Policinë Rrugore qe ajo t’i shërbejë për të rregulluar lëvizjen në vendet që punohet apo firmat vendosin ca punëtorë që nuk i dëgjon njeri. Imagjinoni një rrugë pjesërisht të asfaltuar pa vijëzim, pa ndriçim, pa tabela e ça mund të ndodhë kur del pjesa me zhavorr e papërfunduar, largqoftë të jetë kthesë.

Nuk di si analizohen rastet e aksidenteve. Apo me parimin “mjerë kujt i ka ra”. Sa punonjës të qarkullimit dalin në pikat e rrezikut që ndodhin aksidente për të ndihmuar lëvizjen apo fshihen pas ferrave për të vënë ndonjë gjobë për shpejtësi apo parakalim të gabuar?

Sa drejtues nga ata që kanë qenë me shpejtësi marramendëse janë ndaluar me burg, nuk e ka ligj apo janë persona “VIP”.

Ndoshta do të jetë NOA nismëtare një ditë që do të japë një shembull sensibilizimi për të ndihmuar të njohim fajtorin e për t’u bërë të njohur qytetareve sadopak nga edukata e lëvizjes ne rruge me dhe pa mjet. Dhe së fundi përpara se të themi që fajin e kemi të gjithë apo e ka “ai që e vodhi”, e ka rruga, e ka moti, e të tjera, për gjykimin tim faji fillon dhe mbaron tek ai që quhet SHTET.

* Bashkëpunëtor i NOA

KOMENTE