Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE-ja totalitare
English

BE-ja totalitare

Ky standard i dyfishtë, që vë Komisionin në pozitën kur gjykon një sërë vrasjesh masive, ndërsa të tjerat jo, tregon se sa është i gabuar koncepti i ndalesës së mohimit të termeve të dokumentuara mirë

Nga Jacob Mchangama & Aaron Rhodes

Komisioni Evropian, këtë javë, me mençuri refuzoi një propozim për t’i ndjekur me ligj mohuesit e masakrave të Stalinit. Ky është një rast i mirë për të rishqyrtuar logjikën e ndalimit të çdo forme të revizionizmit, përfshirë edhe mohimin e Holokaustit.

Në një letër dërguar komisionares së drejtësisë, Vivian Reding, ministrat e jashtëm të Republikës Çeke, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë dhe Rumanisë shkruajnë se “mohimi i çdo krimi ndërkombëtar duhet të trajtohet sipas standardeve të njëjta që pengojnë krijimin e rrethanave të favorshme për rehabilitimin dhe rilindjen e ideologjive totalitare”.

Por, Komisioni refuzoi, duke thënë se sa i përket dënimit të krimeve të kaluara të sistemeve totalitare, “një masë nuk iu përshtatet të gjithave”.

Propozimi nga gjashtë ish-vendet komuniste vjen në prag të vendimit të BE-së, që obligon vendet anëtare të dënojnë me ligj injorimin, trivialitetin dhe mohimin e krimeve të caktuara, të njohura ndërkombëtarisht - në mes tyre edhe Holokaustin.

Por, ndalesa nuk mbulon krimet e kryera nën komunizëm, viktimat e të cilit kanë qenë në numër shumë më të madh sesa ato të nazizmit.

Nëse logjika e këtyre ligjeve është që të pengohet rishfaqja e regjimeve totalitare dhe mbrojtja e dinjitetit të viktimës, duket shumë arbitrare të përjashtohet komunizmi.

Ky standard i dyfishtë, që vë Komisionin në pozitën kur gjykon një sërë vrasjesh masive, ndërsa të tjerat jo, tregon se sa është i gabuar koncepti i ndalesës së mohimit të termeve të dokumentuara mirë.

Liria e shprehjes, e cila duhet të përfshijë edhe lirinë për të qenë në anën e gabuar dhe për të ofenduar, është një nga parimet themelore të demokracisë.
Po të miratohej propozimi, Bashkimi Evropian do të dukej si një sistem totalitar, rishfaqjes së të cilit i frikësohen ministrat e jashtëm.

Rishkrimi i historisë nuk është roli i qeverisë. Është punë e historianëve dhe anëtarëve të tjerë të shoqërisë civile, të cilët, të fuqizuar nga liria akademike, qasja në informacionet dhe diskutimet e lira, mund ta themelojnë të vërtetën.

Të gjithë historianët seriozë dhe shumica e njerëzve në Evropë e dinë se miliona hebrenj janë asimiluar gjatë Holokaustit. Dhe kjo nuk dihet për shkak të ligjeve që i kanë dokumentuar faktet historike, por për shkak të historianëve të shumtë, që në mënyrë shkencore kanë dokumentuar tmerret e dhomave me gaz, të cilat nuk mund të mohohen assesi.

T’i dënosh ata që këmbëngulin në mohimin e fakteve historike, nuk bën asgjë për ta bindur publikun për të vërtetën.

Në të kundërtën, t’i ndjekësh mohuesit e Holokaustit dhe të revizionizmave të njëjtë, nga gënjeshtarët krijon martirë, meqë ata, në mënyrë ligjore, nuk mund të mbrojnë vetveten me “provat” në të cilat i mbështesnin pretendimet e tyre.

Shumë revizionistë nuk e mohojnë Holokaustin apo nuk përdorin gjuhë anti-semitiste, por i konsiderojnë si të parëndësishme ato krime. E tash, të dënosh një “mohim të butë” çon në kufizime drakoniane të lirisë së të shprehurit.

Gjykatat gjermane, për shembull, kanë dënuar një mësues që dërgonte letra private te një historian që mohonte pjesëmarrjen e Hitlerit në Holokaust, por jo edhe krimet e vetë Holokaustit.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbështeti vendimin gjerman. T’i dënosh njerëzit në bazë të motiveve të tyre të supozuara, është një hap drejt totalitarizmit.

Mund të ketë pasur arsye imponuese për të penguar mohimin e Holokaustit në Gjermani dhe Austri menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Por, ndërsa ideologjia naziste ka ende pasues, sot Gjermania, Austria dhe shtetet tjera evropiane, që pengojnë mohimin e Holokaustit, janë demokraci të konsoliduara, që respektojnë të drejtat e individëve dhe minoriteteve.

Kundërshtimi intelektual i mohuesve të Holokaustit do të bëjë më shumë që të pengojë anti-semitizmin, sesa heshtja dhe burgosja e tyre.

"Wall Street Journal"

KOMENTE