Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditi bashkëshorten në fytyrë me sende të forta, prangoset bashkëshorti
English

Goditi bashkëshorten në fytyrë me sende të forta, prangoset bashkëshorti

Tiranë, 27 dhjetor, NOA – Ushtrimi i dhunës ndaj bashkëshortes dhe zgjidhja e konfliktit duke e goditur atë me sende të forta e saj, ka bërë që strukturat e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.5 në kryeqytet të arrestojnë një 59 vjeçar. Sikundër bëhet e ditur është arrestuar në flagrancë 59 vjeçari Asllan Aqif Lusha, banues në Institutin Bujqësor në Tiranë.

Sipas policisë Asllan Lusha dyshohet se dje rreth orës 21.00 të mbrëmjes kishte fyer dhe goditur me sente të forta bashkëshorten e tij në banesë për motive të dobëta duke i shkaktuar plagë në fytyrë.

Mandej pas dhunës së ushtruar dhe pas lajmërimit të policisë bashkëshortja e plagosur është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Bashkëshorti i saj, Asllan Lusha pas materialeve të dokumentuara po hetohet për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje.

mit/NOA
KOMENTE