English

I dënuari me 4 muaj burg, tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë

Tiranë, 27 dhjetor, NOA – Po tentonte të kalonte kufirin përdrejt Greqisë edhe pse ishte i dënuar me katër muaj burg. Dy ditë më parë, strukturat e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr.5 në Tiranë ndaluan shtetasin në kërkim Blerti Ali Dishmeta. 33-vjeçari Dishmeta banues në Bulshesh të Kamzës kërkohej pasi kishte dezertuar nga ushtria.

Ndaj tij, Prokuroria e Tiranës kishte urdhëruar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi atë me 4 muaj burgim për vepren penale të dezertimit.

Kapja e Bleri Dishmetës u finalizua në Pikën Kalimit Kufitar të Kapshticës, ku policia ekzekutoi edhe vendimin e Gjykatës në ngarkim të tij, duke e dërguar atë në qelitë e burgut për të kryer dënimin.

mit/NOA
KOMENTE