English

Jack Black shfaqet në rolin e gjigantit

SHBA, 28 dhjetor NOA - Në kinema do të mbërrijë më datën 4 shkurt dhe bëhet fjalë për “Udhëtimet fantastike të Gulliver”, që është edicioni i rishkruar dhe i korrigjuar.

Do të paraqitet në formatin 3D dhe do të bazohet në historinë e romanit tepër të njohur të Jonathan Swift.

Protagonisti është i mirënjohuri Jack Black, i cili në rolin e mjekut dhe naviguesit, do të përballet me popullsinë e avancuar dhe tepër të vogël të ishullit Lilliput.

Filmi është drejtuar nga Rob Letterman, i specializuar në punët grafike të kompjuterizuar, ku kujtojmë dhe veprat e tij të tilla si “Shark Tale” dhe “Monsters vs Strangers”.

r.b/NOA

KOMENTE