Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompensimet e ish-pronarëve, shpallet lista e re nga AKKP
English

Kompensimet e ish-pronarëve, shpallet lista e re nga AKKP

Tiranë, 27 Dhjetor 2010 NOA - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë, bën të ditur se ka përfunduar raundi i dytë i procesit të shqyrtimit të kërkesave të subjekteve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë këstin e parë të kompensimit apo shpërblimit në masën prej 21,89% të shumës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Drejtori i Përgjithshëm Elvis Çefa i tha sot agjencisë NOA se ky proces, ashtu sikurse edhe raundi i parë, është bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale” të ndryshuar dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, janë miratuar 127 kërkesa për tërheqjen e kompensimit/shpronësimit në të gjithë vendin. Nga ky proces përfitojnë një numër prej rreth 400 pronarësh/bashkëpronarësh, në shumën e përgjithshme prej 320 888 223,85 (treqind e njëzet milion e tetëqind e tetëdhjetë e tetë e dyqind e njëzet e tre pikë tetëdhjetë e pesë) lek.

Vlerat përkatëse për secilin përfitues do te jenë disponibël në llogaritë bankare të depozituara në AKKP, duke filluar nga data 28 dhjetor 2010.

“Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me këtë rast falenderon të gjithë subjektet aplikuese dhe institucionet shtetërore për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e shfaqur për përmbylljen në afat të procesit”, - tha Çefa.

Ai njoftoi edhe se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve rezultojnë në listat përfituese të shpronësimit, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, të vijojnë të paraqiten në çdo kohë pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për tërheqjen e vlerës së kompensimit.

e.r/NOA

KOMENTE